Sot, me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës ku ndodhet selia e instutucionit më të lartë të futbollit evropian hidhet shorti për raundin playoff të UEFA Champions League.
Skuadra të mëdha si Shaktari, Benfika, Genku, PSV e të tjera do të mësojnë fatin e tyre për ndeshjet që do të luhen në mesjavën e fundit të muajit Gusht, pra me 24 dhe 25 Gusht dhe do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Shorti pritet të zgjasë rreth një orë teksa skuadrat janë të ndara në dy vazo në bazë të koeficientit të UEFA-së, me disa prej tyre që do jenë bartëse dhe do të luajnë ndeshjet e tyre të para si vendase dhe të tjerat që do luajnë fillimisht në udhëtim.
Ky eveniment do të transmetohet pas pak në Art Sport 1 nën komentimin e Emanuell Syla dhe Engjëll Bërbatovcit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.