Është hedhur shorti i edicionit të ri të Prince Caffe të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në rundin e parë të garave do të jenë shtatë xhiro, ku do të ketë përballje tejet interesante.
Që në xhiron e parë do të luhet derbi i zjarrtë Bashkimi - Trepça.
Xhiro e parë e PRINCE Caffe Superliga:
Bashkimi - Trepça;
Vëllaznimi - Peja;
Proton Cable Prizreni - Sigal Prishtina;
Bora - Golden Eagle Ylli
Dy finalistët e edicionit të kaluar: Trepça e Ylli takohen në Mitrovicë në xhiron e dytë.
Dy skuadrat me më së shumti tituj kampioni, takohen në xhiron e pestë, Sigal Prishtina - Peja.
Edicioni i ri fillon me 14 shtator.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.