Kosova U20 do të takohet me Zvicrën në kuadër të çerekfinaleve të divizonit B të Eurobasketit.
“Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve”, thuhet në postimin e FBK-së.
“Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë”.
“Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën. Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje”.
Kjo ndeshje luhet të premten, teksa ende nuk dihet ora e saktë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.