Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur që të ndajë 250 mijë euro për Qendrën Kinematografike të Kosovës.
Ky vendim vjen pas suksesit në arenën ndërkombëtare të filmit të metrazhit të shkurtër "Shok", njofton Klan Kosova.
"Shok" ka marrë një varg çmimesh në festivalet e filmave të shkurtër, ndërsa veçohet nominimin në këtë kategori nga Akademia Amerikane e Filmit, OSCAR.
Veç ndarjes së 250 mijë eurove, është marrë vendim që të krijohet po ashtu edhe Fondi për Kinematografinë, që sipas ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit i jep Kosovës një shteg në kinematografinë botërore të vitit 2017.