Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini, ka reaguar për situatën në Afganistan, pasi talibanët kanë marrë nën kontroll vendlindjen e tij.
Hosseini i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan, thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr.
“Ne nuk mund të braktisim një popull që ka kërkuar 40 vjet paqe. Gratë afgane nuk duhet të ligështohen përsëri pas dyerve të mbyllura dhe perdeve të tërhequra. #Lutuni për Afganistanin” ka shkruar Hossein në Twitter
Gjuetari i balonave është njëri nga librat ku Hosseini shkruan edhe për periudhën kur Bashkimi Sovjetik u tërhoq nga Afganistani, e talibanët filluan të shfaqeshin për herë të parë, njofton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.