Lajmet e fundit

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka mbajtur sot një tubim me shkrimtarët.
Aty kryesia e kësaj lidhjeje shprehu pakënaqësinë e sa i përket përkrahjes nga ana e autoriteteve institucionale qoftë nga ato qendrore dhe lokale, në financimin e projekteve kulturore të iniciuara nga ta.
Ata thanë se fondet që ndahen për të financuar aktivitetet e kësaj shoqate janë mjaft të vogla madje sipas tyre edhe qesharake.
Deputetja Flora Brovina njëherit anëtare e kryesisë së lidhjes së shkrimtarëve tha se do të kërkojë nga Ministria e Kulturës organizimin e një tryeze të rrumbullakët ku do t`i paraqesin kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.