Lajmet e fundit

Të hënën ka vdekur një turiste pas një sulmi nga luanët, në një park në Afrikën Jugore, transmeton Klan Kosova.
Katherine Chappell, nuk i kishte kushtuar vëmendje paralajmërimeve për ta mbajt të mbyllur dritaren e veturës, e si pasojë luanët e patën më të lehtë ta sulmonin.
Në të njëjtën kohë në park ishte edhe Ben Govender, i cili ishte prapa veturës së 29 vjeçares, i cili e ka fotografur momentin kur luanët afrohen te vetura e saj.
Në foto shihet se si kafsha afrohet në dritares e veturës, e i vë putrat në dritare .
Ben u shpreh se ajo se pamja që pa në park, do e përndjek gjatë tërë jetës.
Katherine, kishte vdekur brenda shumë pak sekondave pas sulmit nga luanët.