Në Qendrën e Rinisë në Gjilan, sot në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, është hapur ekspozita me punime të ndryshme nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit, të cilët kanë ofruar para artdashësve veprat në pikturë, grafikë, fotografi, etj.
Majlinda Marku-Hoxha, ushtruese e detyrës së drejtorit të arsimit në Gjilan, ka thënë se puna që e bëjnë këta nxënës të shkollave është e nivelit të lartë profesional dhe njëkohësisht përkushtim shumë i madh për profesionin që kanë zgjedhur.
Ndërsa, Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Artit në Gjilan, ka deklaruar se gjithçka mund të bëhet kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi i fuqishëm mësimdhënës-nxënës-prind.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar mbi 60 punime të nxënësve në teknika të ndryshme.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.