Shkëndija po mposhtet me rezultat 2:0 nga Rayo Vallecano në xhiron e parë të Conference League.
Spanjollët arritën që t’i shënojnë dy gola për katër minuta, ku fillimisht Lopez e zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të.
Ndërsa Perez arriti që ta dyfishonte rezultatin në minutën e 32-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Vallecano e pati edhe një mundësi të mirë shënimi me Fran Perez në minutën e 41-të, por që goditja e tij u ndal nga Baboucarr Gaye.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.