Ferencvaros ka mposhtur Ludogoretsin për të kaluar në fazën finale kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti hungarez fitoi me rezultat bindës 3:0, teksa Kairat Almaty eliminoi Slovan Bratislavën falë penaltive.
Benfica shkoi tutje pas triumfit 2:0 (4:0 në total) ndaj Nice-s, teksa Crvena Zvezda eliminoi Lech Poznanin pas barazimit 1:1, dhe triumfit 4:2 pas dy ndeshjeve.
Shkëndija, që sot u eliminua nga Qarabagu, do të luftojë me Ludogoretsin për një vend në Ligën e Evropës, dhe tashmë ka siguruar një vend në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në rast të eliminimit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.