17.03.2016 · përditësuar para 3765 dite1 min lexim
Shkencëtarët e kanë zbuluar një specie që racë të qenit që si specie konsiderohet e zhdukur. Qeni mendohet të ketë qenë i ngrirë në akullin siberian për 12,400 vjet, shkruarn Mirror, transmeton Klan Kosova.
Këlyshi antik i ka ende dhëmbët e tij, e po ashtu edhe trurin për të cilin mendohet se është i padëmtuar.
Ekspertët janë duke i kryer ekzaminimet e kësaj krijese për të zbuluar se çka saktësisht është.
Krijesa është gjetur në qytetin Yakutsk në Rusi, në afërsi të lumit Syalakh. Eksperti rus, Pavel Nikolsky nga Instituti Gjeologjik i Moskës ka thënë se “trupi i pajetë është i ruajtur mjaft mirë”.
Ekzaminimet e derimëtashme, kanë konstatuar se kjo krijesë më shumë i ngjanë një këlyshi qeni se sa një ujku.
Në vendin ku është gjetur qeni, ka pasur edhe mbetje njerëzore dhe sipas arkeologëve kjo do të thotë se qeni është përdorur si kafshë shtëpie nga njerëzit e hershëm.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.