Rritja e dhëmbëve të humbur tek të rriturit – ajo që më parë dukej e mundur vetëm në filmat fantashkencë mund të bëhej realitet. Shkencëtarët në King's College në Londër kanë rritur dhëmbët e njeriut në laborator.
Falë një materiali të ri që imiton mjedisin natyror për zhvillimin e dhëmbëve, qelizat njerëzore tani mund të rigjenerojnë dhëmbët.
Metoda novatore mund të jetë një alternativë ndaj implanteve dentare artificiale konvencionale, të cilat shpesh shoqërohen me komplikime dhe vështirësi në përshtatje, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv

"Rritja e një dhëmbi në një pjatë Petri mbush boshllëqet në njohuri dhe hap dyer të reja për të ardhmen e stomatologjisë”, shpjegon Dr. Ana Angelova-Volponi, Drejtore e Stomatologjisë Rigjeneruese në King's College në Londër.
Rritja e dhëmbëve të humbur tek të rriturit mund të jetë një zbulim i madh për miliona njerëz në mbarë botën që duhet të jetojnë me proteza. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.