Lajmet e fundit

“Secili mundet me mbush informacionet sipas dëshirës. Rrjetet sociale në parim nuk kanë tendencë të verifikojnë identitetin e qytetarit që aplikon, pra secili mundet me mbush emrin e kujtdo”, u shpreh ai.Se sa e lehtë është të gjendet një person pas një llogarie ‘fake’, profesori bëri të ditur se zakonisht kuptohet nga gjurmët që mbeten në internet. Krijimi i një profili të rremë, sipas avokatit Kasem Murturi, nuk përbën në vete vepër penale.
“Çka mbron Kodi Penal i jonë, mbron keqpërdorimin e identitetit të huaj. Për shembull, unë jam penalisht përgjegjës nëse e hapi një llogari me emrin e dikujt tjetër, dhe e postoj foto të atij personi dhe të tjerët paraqitem si ai/ajo”, tha avokati në Klan Kosova.