Në jug perëndim të Italisë, gjendet një vend i jashtzakonshëm, i quajtur Acciaroli.
Pikërisht në këtë vend, gjenden shtëpi për një numër jashtëzakonisht të madh të njëqindvjeçarëve, njofton Klan Kosova.
Në më shumë se një në 10 njerëz e popullsisë, prej 700 vendeve të banuara, ka persona me mbi 100 vjet të vjetër prandaj edhe ky fshat ka qenë një qendër studimi për të zbuluar faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e banorëve të saj.
Hulumtuesit nga Universiteti Sapineza të Romës dhe ata të shkollës e mjekësisë Sandiego, kanë zbuluar se njerëzit e moshuar në rajon kanë qarkullim jashtëzakonisht të mirë të gjakut për moshën e tyre.
Ekipi hulumtues, ka analizuar mostrat e gjakut nga më shumë se 80 banorë dhe zbuloi jashtëzakonisht nivele të ulëta të adrenomedulit – hormon ky i cili zgjeron enët e gjakut, njofton Klan Kosova.
Nivelet e këtyre hormoneve ishin të ngjashme me ato që normalisht hasen tek njerëzit në moshën 20 vjet dhe 30-të, raportojnë studiuesit.
Nivelet e larta të hormoneve mund të shkaktojnë kontraktime në enët e gjakut, duke sjell problem me qarkullim të cilat mund të çojnë në rëndim të rrezikshëm të shëndetit.
Prandaj shkencëtarët gjetën hormonin e tillë në sasi shumë më të reduktuar në lëndët e studiuara dhe duket se ka vepruar si një faktor i fuqishëm mbrojtës duke ndihmuar zhvillimin optimal të mikroqarkullimit, apo qarkullimit të enëve të gjakut.
Ekipi hulumtues është ende duke kërkuar rreth shkakut të këtij fenomeni, i cili besohet së është i lidhur ngushtë me ushqimin e shëndetshëm, dietal si dhe ushtrimet.
Njerëzit në Acciaroli janë të prirë për ngrënien në sasi të madhe të peshkut të freskët, në kapjen e lepujve, si dhe pjekjen e pulave në vaj ulliri bashkë me perime dhe fruta, njofton Klan Kosova.
Sipas raportimit duke iu referuar këtij studimi, vendasit e këtij fshati, hanë gjithnjë rozmarinë e cila ndihmon për të përmirësuar funksionin e trurit.
Përveç kësaj personat që jetojnë në këtë rajon, vuajnë më pak nga sëmundjet vdekjeprurëse apo gripërat, se sa ata që jetojnë në vendet perëndimore.
‘’Kemi gjetur se ata nuk kanë asnjë lloj sëmundjesh kronike sic shohim në SHBA, sic janë ato të zemrës, obezitetit apo Alzhemier’’, tha mjeku Maisel, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.