Sipas hulumtimit shkencor të bërë me mënyrën e “Profilizimit gjeografik”, që është një teknikë për t’i kapur vrasësit serik besohet se është gjetur kush fshihet prapa pseudonimit Banksy.
Akademikët kanë zgjedhur 140 vepra të artistit në Londër dhe Bristol dhe sipas tyre identiteti i vërtetë i Bansky është Robin Gunningham.
Shkencëtarët besojnë se është gjetur identiteti i vërtetë i tij duke u bazuar në lokacionet ku shfaqen grafitet e tij më së shpeshti e kështu u asociua që Bansky është Gunnigham.
Hulumtuesit janë shprehur se donin të demonstronin potencialin që ka profilizimi gjeografik, që është një formë e sofistikuar për t’i analizuar lokacionet kur një person ushtron veprimtarinë e kështu sipas tyre nëse kjo gjë përsëritet mund të gjendet vendbanimi i tij.
“Banksy është artisti më i suksesshëm kontemporan në Britani të Madhe, por identiteti i tij vazhdon të jetë mister. Ky model merr të dhëna vendndodhjen e këtyre veprave të artit dhe e llogarit probabilitetin e banimit të personit”, u shprehën hulumtuesit.
“Do surprizohesha nëse Gunnignahm nuk është Bansky, madje edhe pa analizën tonë, por është interesante se si analiza na mbështet këtë gjë”, u shpreh Steve Le Comber.
Në kriminalistikë kjo teknikë mbështetet në atë se krimi ndodhë afër shtëpisë së kriminelit.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.