Dy doza të një vaksine kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar infektimin me variantin Omicron, kanë paralajmëruar shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.
Analiza e hershme e rasteve të Omicron dhe Delta në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në ndalimin e variantit të ri. Por një përforcues i tretë parandalon rreth 75% të njerëzve që të kenë ndonjë simptomë të koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se vaksinat kishin ende gjasa të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër variantit të ri. Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 581 raste të Omicron dhe mijëra raste të Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri.
Analiza bazohet në të dhëna të kufizuara, por tregoi një rënie dramatike të efektivitetit për vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme për dy doza të Pfizer.
Kurse mbrojtja prej 75 për qind ndaj simptomave të COVID-19 pas një përforcuesi nuk është aq e lartë sa ndaj varianteve të mëparshme. Në anën tjetër, nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të analizuar vaksinat Moderna ose Janssen.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.