Lajmet e fundit

Universiteti i Miçiganit, ka hapur një rrugë të re për të trajtuar më mirë diagnostifikimin e kancerit të gjirit tek gratë.
Kjo pasi shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një pilulë të re e cila ''ndriçon'', tumoret kanceroze, arritje e suksesshme kjo tek minjtë që vuajnë nga kanceri i gjirit, njofton Klan Kosova.
Një në tre gra që i nënshtrohen trajtimit të kancerit të gjirit nuk u duhej një gjë e tillë, por masat e tyre të mira ishin të gabuara si kanceroze nga teknikat aktuale të skanimit.
Në një përpjekje për të mprehur metodat e testimit, shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit kanë kaluar vite duke zhvilluar një pilulë që përmban një agjent të imazhit i cili lidhet me qelizat e kancerit ose enët e gjakut që janë unike për tumoret.
Tani, në një studim të ri të botuar këtë javë, pilula është provuar e suksesshme në minj, duke e shtyrë metodën më afër se kurrë për testet tek njerëzit, njofton Klan Kosova.