Lajmet e fundit

E shtuna në mbrëmje do të rezervojë një nga mbrëmjet më të veçanta artistike të vitit. Sheshi Skënderbej do të kthehet në një arenë madhështore ku kryefjala do të jetë muzika shqiptare. Bashkë me maestro Shkelzën Dolin në skenë do të ngjiten rreth 70 instrumentistë virtuozë. Të ftuar të shumtë do të jenë në këtë mbrëmje e cila zhvillohet për herë të parë në trojet shqiptre.
I gjithë sistemi i fonisë dhe audios i është besuar stafit gjermano – austriak, gjithashtu dhe logjistika e karrigeve. Shkëlzen Doli do të luajë me një ndër violinat më të kushtueshme në botë dhe vlera e saj nga informacionet tona i kalon 600,000 euro. Gjithashtu pianisti Luca Monti do të luajë në një piano me vlerë 80,000 euro si dhe instrumentistë të Vjenës të cilëve vlera e instrumenteve i kalon shifrat mbi 50,000 euro. Për herë të parë ky eveniment do të kalojë trojet shqiptare dhe do të transmetohet në shumë vende të botës, shkruan blitz.al. Publiku pjesëmarrës pritet të jetë mbi 10,000 vetë. Sheshi Skënderbej do të jetë i mbyllur prej datës 21 shtator dhe do të hapet në 23 shtator në darkë për publikun pjesëmarrës.