Adhurues të melodisë së bukur të violinës, ky do të jetë një lajm shumë i bukur për ju!
Kjo pasi mjeshtri shqiptar i violinës, Shkëlzen Doli, ka njoftuar se do të mbajë një koncert më 23 shtator të këtij viti në Sheshin Skënderbej në Tiranë, transmeton Klan Kosova.
Sipas Dolit ky koncert me muzikë të përzgjedhur shqiptare, bëhet vetëm për adhuruesit e muzikës së pastër shqipe ku ai thotë se e bën me shumë dashuri.
Për më shumë ja statusi i tij i plotë në facebook:
''Të dashur miq, bashkatdhetarë dhe simpatizantë të muzikës tonë të bukur shqiptare !
Me shumë dashuri dhe respekt për Ju, më lejoni t'Ju bëj me dije se më 23 shtator 2017 në Sheshin Skënderbej Tiranë do të zhvilloj për Ju Koncertin Open - Air
"Shkëlzen Doli - Albanian Soul"
(muzikë e përzgjedhur shqiptare).
Detajet të tjera do të bëhen të ditura për Ju në ditët në vijim.
Juaji, Shkëlzen Doli'', përfundon ai, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=szMa3TrhUa0
Shkëlzen Doli për nder të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe tetëvjetorit të Klan Kosovës, realizoi koncertin e tij pikërisht në Teatrin e Klan Kosova më 17 shkurt 2017-ës, ku performoi kryeveprat nga tradita muzikore shqiptare.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.