Chris Paul zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë këtë sezon duke realizuar 40 pikë për Los Angeles Clippers, me kalifornianët që mundën 117-110 Sacramento Kings.
Sacramento kishte humbur 6 përballjet e fundit me Clippers dhe kishte dëshirë për të thyer rivalët mbi parket duke e nisur në epërsi takimin me rezultatin 22-21, megjithatë Los Angeles arriti të kalojë shpejt përpara për shifrat 25-24.
Dhe në periodën e dytë të lojës diferenca vazhdoi të ishte e ngushtë me skuadra nga Sacramento që u rikthey përpara me një +2.
Gjithsesi Clippers falë goditjeve të sakta për Paul rimori sërish kryesimin në shifrat 56-54.
Ndeshja, pati përmbysje të mëdha dhe në periodën e tretë të saj me Kings që arritën të shkëputen për një moment në +5, por Paul arriti të rikthejë përpara Los Angeles me rezultatin 79-72.
Në periodën e tretë epërsia e Clippers shkoi madje në +13, ndërsa në periodën e katërt Los Angeles regjistroi dhe një rezultat të pjesshëm 20-0 përpara se Sacramento të zbuste shifrat me Los Angeles që fitoi krejt takimin 117-110.
https://www.youtube.com/watch?v=OVoZKGOuzBg
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.