E ardhmja e Raúl Asencio te Real Madrid po kalon një moment delikat.
Mbrojtësi i ri, i cili sezonin e kaluar ishte një nga surprizat më të mëdha të skuadrës nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ka parë rolin e tij të ndryshojë rrënjësisht me ardhjen e Xabi Alonsos në stol.
Ajo që dikur ishte besim dhe vend titullari, tani është shndërruar në një rol dytësor, ku Asencio renditet si alternativa e katërt apo edhe e pestë në prapavijën e madrilenëve.
Sipas mediave spanjolle, Raul Asencio mund të largohet nga skuadra duke kërkuar minutazh më të madhe dhe synuar vend te kombëtarja spanjolle për Boterorin e vitit të ardhshëm./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.