Kitara ikonike me të cilën luajti Kurt Cobain në performancën e bendit Nirvana në MTV Unplugged më 1993, është tani kitarja më e shtrenjtë ndonjëherë.
Atë e ka blerë Peter Freeman, shefi ekzekutiv i RODE Microphones, për 6.01 milionë dollarë.
Sipas raportimeve nga Rolling Stone, kitara e modelit 1959 Martin D-18E e tejkaloi shumën fillestare prej një milioni dollar në ankandin e mbajtur të shtunën në Beverly Hills të Kalifornisë.
Freeman ka thënë në një prononcim për shtyp që e ka nijet ta shfaqë kitarën në turne botëror ekspozitash.
“Kur dëgjova që kjo kitarë është vënë në shitje, menjëherë e kam ditur që ishte një mundësi që vjen një herë në jetë për ta marrë një gjë të tillë, dhe e kam shfrytëzuar si makinë për ta vënë në pah zorin me të cilin po përballen njerëzit e arteve performative dhe zorin me të cilin gjithmonë janë përballur."
https://www.youtube.com/watch?v=fregObNcHC8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.