Avioni privat i legjendës së Rock and Roll`it, Elvis Presley është shitur në një ankand pasiqë qëndroi në një pistë të New Mexico për 35 vjet.
Aeroplani u shit për 430.000 dollarë të shtunën në Kaliforni në ankandin e GWS Auctions Inc., transmeton Klan Kosova
Blerësi nuk u zbulua në lajmin e publikuar në faqen e internetit të firmës, ndërsa ankandistja, Brigitte Kruse tha se nuk mund të jepte informacion të menjëhershëm rreth blerësit ose planeve të tij për avionin.
Shtëpia e ankandit thotë se mbreti i Rock and Roll`it, Elvis Presley e kishte dizajnuar brendësinë e fluturakes me ari, ulëse të kuqe si dhe qilim të kuq.
Por avioni poashtu me ngjyrë të kuqe i vitit 1962 i tipit Lockheed Jetstar nuk ka motor dhe ka nevojë për një restaurim të kabinëve të saj, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.