Lajmet e fundit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, këtë të mërkurë ka reaguar dhe në lidhje me situatën e krijuar politike në vendin tonë para zgjedhjeve të 14 majit, shkruan ACB News, përcjell Klan Kosova.
Kim në një prononcim për gazetarët është shprehur se qytetarëve shqiptarë duhet që t’u sigurohet e drejta e votës dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë detyrën e tyre dhe t reagojnë ndaj çdo shkelje nga subjektet politike.
“Të gjithëve duhet t’u garantohet e drejta e votës. Kemi parë raportime ditët e fundit për shit blerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik”, ka thënë ajo.