A e dini pse LeBron James luajti mirë të mërkurën mbrëma?
Fshehtësia është te "Terry ", shiriti që mbajti në kokë, e të cilin e ktheu në përdorim, pas dy muajve pauzë.
Lojtari më i mirë në NBA i dekadës së fundit e pati hequr këtë "aksesor" që prej ndeshjes kundër Phoenix, më 7 mars. James pati thënë se po e bën një gjë të tillë për t'u dukur njëjtë si bashkëlojtarët e tij te Cleveland.
Por, gjatë kohës sa luajti pa të, ylli i Cavaliers nuk pati paraqitje të mira.
Kthimi i shiritit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të konferencës lindore rezultoi me efekte pozitive. Kundër Chicagos ai shënoi 33 pikë, për dallim nga takimi i parë, në të cilin regjistroi vetëm 19.
LeBron ka mbajtur shirit në kokë që nga koha kur ka luajtur për shkollën e mesme, në Akron të Ohios.
https://www.youtube.com/watch?v=GzNy5IM-crQ
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.