Basketbollisti shqiptar, Gerti Shima, ka komentuar themelimin e ligës së përbashkët, Kosovë – Shqipëri, në këtë sport.
Shima ka thënë se krijimi i kësaj lige është një nga gjërat më të mëdha që mund t’i ketë ndodhur basketbollit mbarëshqiptar.
“Është një nga gjërat më të mëdha, që mund të them se i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar. Kam shumë, shumë vite që në fillimet e karrierës sime, që dëgjoj për këtë ligë dhe më në fund u arrit në vitin 2020”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, përcjell Klan Kosova.
“Besoj që kjo ligë do t’i jap shumë basketbollit nga të dy krahët sepse do të ketë më shumë ndeshje. Do t’i jepet mundësia shumë lojtarëve vendorë të luajnë dhe të marrin përvojën e duhur për më vonë në gara më të larta me klube apo dhe me kombëtaren”.
Ai tregon se edhe se kush mund të përfitojë më shumë nga Liga Unike.
“E kam thënë dhe vazhdoj të them që nga krijim i kësaj lige do të përfitoj më shumë Shqipëria nga të gjitha anët. Besoj që interesimi nuk ka për të munguar pavarësisht situatës që ndodhemi. Edhe në këtë rast do të marrim mësime nga skuadrat kosovare nga ana organizative, si nga ekipet, po ashtu edhe nga tifozët. Gjithashtu kryesorja edhe në afrimin e sponsorëve”.
“Më mungon shumë Kosova dhe e kujtoj me nostalgji, sepse kam kaluar jo më pak se gjashtë vite të suksesshme”, përfundoi basketbollisti i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare.
Shima ka luajtur për Bashkimin, Pejën dhe Sigal Prishtinën në Kosovë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.