Lajmet e fundit

Sulmuesi i Feronikelit, Alban Shillova u rikthye sot në fushë në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re, pas një momenti të vështirë që kaloi në familje.
Shillova realizoi në minutën e 97’të të ndeshjes, duke ia siguruar Feronikelit fitoren dhe qëndrimin në Superligë.
Pas ndeshjes, Shillova u shfaq me fotografinë e gruas së tij, e cila ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Derisa, për “Art Motion” u shpreh se ndihet i kënaqur që u fut në lojë.
“Jam shumë i kënaqur. U futa në lojë në pjesën e dytë, e dhashë maksimumin dhe e vendosa ndeshjen. Jam i lumtur që edhe vitin tjetër skuadra e Feronikelit 74 do të jetë pjesë e Superligës. Gjatë gjithë vitit kemi tregu ndeshje të mira por edhe fati nuk ka qenë me ne. Megjithatë, në fund përfundoi gjithçka mirë”, është shprehur Shillova për “Art Motion” pas ndeshjes.