Ndikimi i Neymarit te brezi i ri i futbollistëve brazilianë mbetet i jashtëzakonshëm, gjë që e konfirmojnë edhe Joao Pedro dhe talenti i ri Estevao.
Në një rrëfim të fundit, dyshja ka treguar se si ylli i "Seleçaos" ka qenë idhulli i tyre i fëmijërisë, deri në atë pikë sa dëshironin të kopjonin çdo detaj të tij, nga stili i flokëve e deri te këpucët e futbollit, transmeton Klankosova.tv.
Për ta, Neymar nuk ishte thjesht një lojtar, por një ikonë që frymëzoi ëndrrat e tyre për të arritur në nivelet më të larta të futbollit botëror, duke dëshmuar trashëgiminë që ai po lë te pasardhësit e tij në fushën e blertë.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.