Në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë kanë filluar provat për shfaqjen e re “Shfaqja që shkon keq”, me regji të Bashkim Ramadanit.
Me autorë: Henry Lewis, Jonathan Sayer dhe Henry Shields, në këtë shfaqje luajnë: Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Drin Berisha, Gani Morina, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj Zeneli, Arbit Zymeri.
Komedia zhvillohet gjatë premierës së dramës misterioze “Vrasje në Shtëpinë e Havershamëve”, e shkruar nga Suzi H.K. Braidswell dhe e vënë në skenë nga Shoqata Dramatike e Universitetit Politeknik të Kornleit.
Premiera e shfaqjes do të mbahet në shtator të këtij viti. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.