Në Ditën Botërore të Teatrit, sonte nga ora 19:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të jepet premiera e shfaqjes “Më e vërtetë se e vërteta” me regjisor Kastriot Saqipi dhe autor Martial Courcier.
Në një botë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë gjithnjë e më të pranishme, “Më e vërtetë se e vërteta” sjell një pasqyrë të mundësive dhe rreziqeve që lidhen me këto zhvillime. Shfaqja trajton mënyrat se si AI mund të krijojë, modifikojë dhe interpretojë realitetin, duke u fokusuar në sfidat që lindin kur ajo arrin të manipulojë perceptimet e individëve dhe të shoqërisë.
Përmes personazheve dhe ngjarjeve në skenë, vepra i jep një dimension të ri dilemës: çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme në një botë ku informacioni mund të manipulohet lehtësisht./Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.