“KREJONA” është shfaqja me tekst dhe regji të Kaltrim Balaj e cila do të jepet sonte në teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, në Prizren.
Kjo shfaqje trajton lirinë e shprehjes dhe fuqinë e emrit si medium proteste, revolte dhe mënyrë e të shprehurit në shoqërinë shqiptare të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90. Në një periudhë të mbushur me tensione politike dhe shoqërore, emri bëhet një simbol identiteti, qëndrese dhe sfide ndaj shtypjes. Krejona sjell në skenë historitë, ndjenjat dhe betejat e një populli për të ruajtur të drejtën për të folur, për të protestuar dhe për të ekzistuar.
Shfaqja “Krejona” jepet më 12 dhe 13 shkurt 2025, në ora 20:00.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.