Në teatrin e qytetit Bekim Fehmiu në Prizren, sonte jepet premiera e shfaqjes “Komedia e Zezë” me autor Peter Shaffer dhe regji nga Ilir Bokshi.
Një shfaqje që zhytet thellë në absurditetin e njeriut modern, me humor të errët dhe tension dramatik, transmeton klankosova.tv.
Me një kastë e jashtëzakonshme aktorësh që do të sjell në skenë një vepër që nuk duhet humbur.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë: Ernest Malazogu, Liridona Shehu-Bytyqi, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Alban Çeka, Valmira Hoti, Alban Morina.
''Komedia e Zezë'' fillon nga ora 20:00.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.