Në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, sonte nga ora 20:00 jepet premiera e shfaqjes “Komedi në Kështjellë” me regji nga Ekrem Sopi dhe autor Ferenc Molnar
“Komedi në Kështjellë” është shfaqje ku ngjarja zhvillohet brenda një dite vere në një kështjellë në Rivierën Italiane. Një fejesë vihet në rrezik kur një bisedë e fshehtë nga e kaluara dëgjohet aksidentalisht. Për ta shpëtuar dashurinë dhe një premierë të shumëpritur, dramaturgu Sandor Turai sajon një mashtrim gjenial: e kthen të vërtetën në teatër brenda teatrit. Një komedi inteligjente mbi fuqinë e artit, iluzionin dhe mjeshtërinë e manipulimit skenik.
Kjo shfaqje është një komedi mbi dashurinë, iluzionin dhe teatrin brenda teatrit, ku një natë e vetme mjafton për ta kthyer të vërtetën në lojë skenike.
Repriza e “Komedi në Kështjellë” jepet nesër më 26 dhjetor 2025, nga ora 20:00./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.