Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, më 5 shkurt 2026 do të jepet premiera e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”, me dramatizim dhe regji nga Zana Hoxha.
“Kabare 1999” është një shfaqje teatrore muzikore e vendosur në Kosovën e pasluftës, që ndërthur këngën, humorin e zi, ironinë dhe kujtesën kolektive. E frymëzuar nga “Cabaret”, rrëfimi zhvendoset nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e vitit 1999 – një qytet që po mëson të jetojë sërish, mes shpresës, lodhjes dhe etjes për jetë pas luftës.
Në qendër të shfaqjes është Aida, një vajzë që vjen në Prishtinë për të ndjekur karrierën dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ditën shkruan, ndërsa natën punon si bariste në “Klub Europa”, një kabare improvizuese ku realiteti dhe performanca përzihen, duke e futur në një trekëndësh dashurie dhe në kërkim të identitetit të saj.
Aktorë që paraqiten në shfaqje janë: Kushtrim Qerimi, Semira Latifi, Edon Shileku, Aurita Agushi, Ali Demi, Safete Mustafa Baftiu, Gëzim Bucolli, Gani Rrahmani, Mejreme Berisha, Blend Arifi
Repriza e shfaqjes jepet më 6 dhe 7 shkurt 2026, nga ora 20:00./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.