Klubi Teatror në Gjilan sjell sonte premierën e shfaqjes “A PO M’NIN?”.
Në heshtjen e shpërfilljes lind pasiguria, dhe në pasiguri humbet vetëbesimi. Jara, një vajzë e re, përballet me dilemën e zgjedhjeve që i ndryshojnë rrjedhën e jetës. Kur kujdesi humbet në rrëmujën e ndryshimeve shoqërore, fëmijët ndihen të braktisur, dhe pasojat mund të shtrihen shumë larg.
Shfaqja forum teatër “A PO M’NIN” sjell këtë udhëtim të ndërlikuar të rinisë, përmes interpretimeve nga nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe Shkollës së Mesme të Artit “Adem Kastrati”: Muharrem Ramadani, Eris Selimi, Isra Sahiti, Anisa Koprani, Donesa Musliu, Ajsin Sahiti, Lina Bislimi, Atika Salihu, Kanita Mehmeti, Delfina Halimi, Altesa Byqmeti, Blinera Miftari, dhe Rrezarta Rrahmani.
Të rinjtë e Klubit Teatror në Gjilan janë mentoruar nga aktorët Kushtrim Qerimi dhe Fitore Jashari.
Shfaqja e realizuar nga Artpolis nis nga ora 10:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.