Puna artistike e fundit e Banksy-t është mbuluar me një ekran mbrojtës nga plastika.
Murali në një garazh në Port Talbot shfaq një fëmijë i cili shijon fjollat e borës në njërën anë, përderisa ana tjetër tregon një zjarr që liron hi.
Aktori i famshëm, Michael Sheen, i cili jeton në këtë zone, ka ndihmuar me pagesën për mbrojtëset nga plastika.
Sipas vullnetarëve që po kujdesen për muralin e fundit të artistit, të quajtur “Përshëndetjet e Sezonës” e që reflekton mbi trashëgiminë industriale të kësaj zone, kanë thënë se rreth 2,000 vizitorë kanë shkuar për ta parë atë.
https://www.instagram.com/p/BrkqwhnlNjR/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.