Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shfaq premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël.
Dokumentari “Koha e pelikulës” është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj "Ditët e jetës sime", kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël "Teta Xhano". Organizuar në skenar nga Natasha Lako brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog. Materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshorti.
Me ketë rast Gashi tha se MKRS-ja dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë çdo vit nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor me qëllim të realizimit të aktiviteteve të dakorduara nga të dyja palët, unë si ministër i Kulturës, jam i përkushtuar që edhe me tej saj të mbështes nisma dhe iniciativa të ndryshme për shënimin e ditëve dhe datave të veçanta të cilat kanë për qëllim afirmimin e mëtejmë të kombit tonë e të qytetarëve tanë.
“Zonja e madhe e filmit shqiptar” siç quhet me të drejtë, ajo me 4 janar mbushi 90 vjet, ne sot po e festojmë së bashku ditëlindjen e saj pasi e meriton nderimin e Kosovës artistja e madhe që na nderoj e na beri krenar të gjithë shqiptarëve" tha ministri Gashi.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.