Vatikani ka publikuar fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital.
Fotoja tregon 88-vjeçarin të ulur në spitalin Gemelli të Romës.
Vatikani njoftoi të dielën, për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital një muaj më parë, se Françesku kremtoi meshën në kishën në spitalin Gemelli të Romës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Vatikani tha se Papa vazhdoi me trajtimet dhe terapitë e tij, punoi dhe nuk kishte asnjë vizitor të dielën.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.