Dëshira për të pasur një iPhone të ri është bërë dhe shkaku i shitjes së vajzës së sapolindur vetëm 18 ditëshe. Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku prindërit e vogëlushes e kanë shitur atë përmes një faqe interneti.
Rasti, jo i pari, por jo më pak shqetësues, ka ndodhur në Kinë në provincën e Fuijanit: burri ka përdorur rrjetet sociale, në veçanti rrjetin QQ për të shitur vajzën për 23 mijë Yuan (pak më shumë se 3 mijë euro), shkruan albeu. Prindërit e të voglës, të dy 19-vjeçarë, sipas asaj që pohojnë mediat kineze, nuk donin ta mbanin foshnjën dhe kishin vendosur me keqardhje për shkak të disa problemeve ekonomike.
"Edhe unë jam adoptuar, ka thënë e reja, nga anët e mia shumë njerëz i shesin fëmijët e tyre për të zgjidhur problemet ekonomike, nuk e dija se ishte e paligjshme".
Por duke konsideruar se me paratë e shitjes, babai i vajzës ka menduar të blejë një ‘iPhone’ dhe një motoçikletë, bie poshtë diskutimi mbi vështirësitë ekonomike të çiftit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.