Dy vëllezër, janë arrestuar në orët e vona të së martës në Prishtinë pasi fillimisht u grushtuan me njëri-tjetrin dhe më pas sulmuan edhe zyrtarët policorë.
Policia ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se fillimisht kanë hasur dy të dyshuarit duke u grushtuar mes vete ku të njëjtit gjatë ndërhyrjes nuk iu janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Si pasojë e incidentit, lëndime kanë pësuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe dy të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.