Futbollisti i Prishtinës, Mario Ilievski ka fituar çmimin “Ylli i javës” që ndahet nga FFK-ja.
Ilievski mbrëmë në derbin e javës së 22-të kundër Dritës realizoi një eurogol gati nga gjysma e fushës.
23-vjeçar këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.
Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, ka shumë gjasa që gjatë afatit veror të largohet nga klubi kryeqytatas, pasi tashmë kanë arritur ofertat nga Evropa për të.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.