Lajmet e fundit

Në odën e kullës së Zenel Hasan Berishës u shënua edicioni i dytë i Ditës së Plisit, njofton Klan Kosova.
Për nderë të kësaj dite, në konakun e Berishëve kishin ardhur mysafir nga të gjitha trevat shqiptare.
Kurse nuk mungoi as muzika folklorike me lahutë e çifteli, ndërsa për rëndësinë që e ka plisi folën të pranishmit.
Aq vend të rëndësishëm zë plisi në trashëgimin e Kosovës, sa që ata që po ia festojnë ditën po mendojnë së ai duhet të hyjë nën mbrojtje të UNESCO-s.
Ndryshe një festë e njëjtë për plisin u mbajt edhe në Dajt të Tiranës, ku të pranishmit kënduan e thurën poezi për të.
Kronikë nga Flutra Nushi.