Lajmet e fundit
Nëse shumë shpesh ju ndodh që të grindeni me familjarët tuaj në shtëpi, apo me shokët e shoqet e dhomës, ndoshta duhet ta merrni në konsideratë që të jetoni vetëm. Kjo sigurisht nëse edhe i keni mundësitë materiale ta bëni një gjë të tillë. Janë disa shenja të cilat ua bëjnë me dije, se ju jeni person që jeni krijuar të rrini vetëm në banesën apo shtëpinë ku jetoni.

Ja disa nga shenjat që duhet t’i merrni në konsideratë se është koha që të jetoni vetëm me veten tuaj.
Nuk duroni dot dikë në shtrat
Ju nuk mund të flini në gjumë nëse është edhe dikush tjetër në shtratin tuaj dhe nuk ua duroni dot frymëmarrjen e as aromën kundërmuese të gojës në mëngjes. Nuk ka fare rëndësi se kush është ai person, ju nuk i duroni dot në dhomën tuaj të gjumit.
Nervozohesh kur dikush është në dhomën tuaj
Nëse keni momente kur nuk e duroni dot një person tjetër në dhomën tuaj, edhe nëse ai ka plotësisht të drejtë të jetë aty, duhet ta merrni në konsideratë që të jetoni vetëm.
Nuk i duroni enët e palara
Nëse jeni person tepër i rregullt dhe i fiksuar në pastërti, atëherë bashkëjetesa me persona të tjerë mund të jetë problem. Ju thjesht nuk e duroni dot kur dikush i lë enët e palara në tavolinën e dhomës së ditës apo rrëmujën në banjë. Nëse nuk i duroni dot këto definitivisht duhet të rrini vetëm.
Ndarja e ushqimit
Nëse e keni problem që ta ndani ushqimin me të tjerët, të bashkëjetosh me shoqe apo shokë, të dashurin tuaj apo familjarët mund të paraqesë problem. Kjo për shkak se gjithmonë do të jetë dikush ë do ta pijë qumështin tuaj apo t’i hajë gjërat tuaja të preferuara.
Ndarja e banjës
Nëse ju pëlqen që të zgjoheni në mëngjes, dhe ta keni të tërën për vete, po bashkëjetuat me dikë kjo dëshirë mund të shndërrohet në problem.
Ju pëlqen të rrini zhveshur
Nëse ju pëlqen të flini të zhveshur, apo të rrini ashtu nëpër shtëpi në ditët e ngrohta të verës, të ndash një kulm me persona të tjerë, mund të jetë problem i madh.