Gjendja shëndetësore e basketbollistit Lamar Odom është përmirësuar në një mënyre jashtëzakonisht të rëndësishme, transmeton Klan Kosova.
Burimet afër kësaj situate kanë thënë se testet e zemrës së Lamar mëngjesin e së premtes kanë zbuluar se funksioni i zemrës së tij është “shumë më i mirë”.
Mjekët i kanë thënë familjes dhe shoqërisë së Lamar se kjo është shenjë e mirë e përmirësimit, meqë organi kritik po përgjigjet.
Ata po ashtu kanë kërkuar “qetësi” në dhomën e tij, sepse nuk duan që ai të nxitet, meqë sipas tyre jo-stimulimi promovon shërimin.
Për këtë shkak, mjekët kanë urdhëruar që praktikisht askush të mos ketë qasje në dhomën e tij.
Por bëhet e ditur se bashkëshortja e tij me dokumente, Khloe Kardashian, është ende pranë shtratit të Lamar.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.