Lajmet e fundit

Një shefe e një kompanie argëtimi për të rritur në Barcelonë, ka vendosur një politikë të pazakontë për të ndihmuar punonjësit e saj të luftojnë stresin dhe shqetësimet.
Erika Lust ofron pushime të përditshme gjysmë ore për "kënaqësi personale" për punonjësit e saj, transmeton klankosova.tv.
Kjo nismë e pazakontë u bë një "politikë e përhershme" në vitin 2022, pas një periudhe provë për të testuar nëse ndihmonte në lehtësimin e stresit të shkaktuar nga izolimi gjatë pandemisë së Covid-it.
Ideja e çuditshme për masturbimin u tregua kaq e suksesshme sa punonjësit e pranuan se ndiheshin "më pak agresivë" dhe ishin "më produktivë".
Studimet gjithashtu sugjerojnë se masturbimi dhe intimiteti lidhen me shumë përfitime shëndetësore, përfshirë uljen e presionit të gjakut, dhe shmangia e tij mund të jetë e dëmshme.
Gjatë një vizite në zyrën e saj, Lust tha për The News Movement:
"Ata kanë pushime për masturbim. Nëse keni nevojë për të, gjithmonë jeni të ftuar ta bëni. Kjo ndihmon për të larguar ankthin."