Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, nuk duket ta ketë pëlqyer mesazhin që e ka marrë nga filmi “Oppenheimer”.
Së paku duket që ai ka dashur që në këtë film theksi të vihet diku tjetër.
“Po mbaja ymyt që filmi ‘Oppenheimer’ do të frymëzonte një gjeneratë fëmijësh që të bëhen fizikane mirëpo ia huqi kësaj", ka shkruar Altmani në Twitter.
“Le ta bëjmë një film të tillë!”
“Mendoj që rrjetet sociale kanë arritur ta bëjnë këtë për themeluesit e startupëve”.
Për këtë e ka mbështetur edhe shefi ekzekutiv i Telsës, Elon Musk, i cili i ka replikuar: “Me të vërtetë”.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.