Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, sipas Sky News.
Guterres do ta vizitojë kryeqytetin rus, Moskën, të martën, ku edhe do të mbahet takimi.
Kjo do të jetë hera e parë që Guterres takohet ballë për ballë me Putinin që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia në fund të shkurtit.
Ai po ashtu do të ketë takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Një zëdhënës ka thënë që Guterres shpreson që të flasë mbi atë se çfarë mund të bëhet për të sjellë paqe në Ukrainë, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në javën e tetë.
Ka po ashtu gjasa që në ditët në vijim, Guterres mund të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Ukrainë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.