Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të bindin në testet para olimpiadës për misionin në Rio De Janeiro ku janë favoritët absolut për medaljen e artë në basketbollin e meshkujve.
Siç edhe pritej skuadra me yje e shirita nuk pati asnjë problem në miqësoren kundër Venezuelës. Edhe pse dhuroi një paraqitje pa shumë shkëlqim në aspektin mbrojtës, skuadra e trajnerit Krzyzewski dominoi takimin.
Shumë e madhe diferenca si për sa i përket talentit ashtu dhe formës atletike dhe në fund SHBA fituan 80-45. Amerikanët gjetën ritmin në sulm vetëm në periodën e fundit duke e mbyllur ndeshjen me realizimin e 42% të goditjeve gjatë lojës, jo shumë entuziazmuese, por i lejuan vetëm 24% një Venezuele që i duhej ta luante këtë ndeshje pa lojtarin e saj më të talentuar Greivis Vazques i cili në dakordësi me skuadrën e tij të re në NBA, Nets vendosi të mos marrë pjesë në misionin Olimpik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.