Lajmet e fundit

Klubi zviceran i futbollit, Basel, ka pritur e ka përcjellë shumë lojtarë ndër vite, të cilët me kalimin e kohës janë bërë super-yje.
Siç raporton Klankosova.tv, veç yjeve tashmë të njohur si Mohamed Salah e Manuel Akanji, nëpër Basel kanë parakaluar edhe shumë shqiptarë, të cilët tashmë kanë bërë emër në këtë sport.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Edon Zhegrova e Albian Ajeti – që të katër këta kanë të kaluar me Baselin.
Nga shitja e tyre, klubi zviceran fitoi mbi 34 milionë euro!
Mësoni më poshtë se kush ishin shitjet nga të cilët Baseli fitoi më së shumti ndër vite:
Breel Embolo – u ble GRATIS, u shit për 26 milionë euro
Riccardo Calafiori – u ble për 10.2 milionë euro, u shit për 24
Manuel Akajni – u ble për 1.4 milionë euro, u shit për 21.5
Zeki Amdouni – u ble për 4 milionë euro, u shit për 18.6
Mohamed Elyounoussi – u ble për 3.2 milionë euro, u shit për 18
Mohamed Salah – u ble për 2.5 milionë euro, u shit për 16.5
Arthur Cabral – u ble për 6 milionë euro, u shit për 15.5
Andy Diouf – u ble për 5.5 milionë euro, u shit për 14
Thierno Barry – u ble për 3 milionë euro, u shit për 14
Renato Veiga – u ble për 4.6 milionë euro, u shit për 14
Mohamed Elneny – u ble për 640 mijë euro, u shit për 12.5 milionë
Xherdan Shaqiri – u ble GRATIS, u shit për 11.8 milionë euro
Albian Ajeti – u ble për 1.4 milionë euro, u shit për 11.3
Noah Okafor – u ble GRATIS, u shit për 11.2 milionë euro
Aleksandar Dragoviq – u ble për 1 milion euro, u shit për 10
Derlis Gonzalez – u ble për 3 milionë euro, u shit për 9.4
Dan Ndoye – u ble për 2 milionë euro, u shit për 9
Granit Xhaka – u ble GRATIS, u shit për 8.5 milionë euro
Felipe Caicedo – u ble për 330 mijë euro, u shit për 7 milionë
Edon Zhegrova – u ble për 3 milionë euro, u shit për 7