Ish asi i Miami Heat dhe disa skuadrave tjera të mëdha të NBA, Shaquille O'Neal ka befasuar fëmijët e një lagje kur u është bashkuar në një ndeshje që po zhvillonin në rrugë.
Në fakt gjithçka ka nisur nga një thirrje telefonike drejtuar policisë nga qytetarët që kalonin në një nga rrugët e Floridas dhe pengoheshin nga fëmijët që luanin në rrugë.
Por në vend se t'i ndalonte, polici luajti pak me ta dhe premtoi se do të kthehej me përforcime nga departamenti i policisë së Gainesville.
Dhe këtë gjë e bëri vërtetë, por ndryshe nga ç'pritej, pasi ai me vete kishte marrë një nga yjet më të mëdhenj të NBA - në histori - Shaquille O'Neal, i njohur edhe si Shaq Attack.
https://www.youtube.com/watch?v=vbam3YYNQxk
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.